Manastirliu uron mjekët tek Shefqet Ndroqi: E di që për ju nuk ka festë
"Me zemër të gjithë do të jemi së bashku, duke uruar më të mirën për vitin që ne na pret..."

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka uruar mjekët e inferimierët, të cilët do të jenë në shërbim për mbrëmjen e ndërrimit të viteve duke trajtuar pacientët e infektuar tek spitali Covid 2.

“Bashkë me urimet për një vit të mbarë, t’ju transmetoja gjithë falenderimet, respektin dhe mirënjohjen për punën, sakrificën, profesionalizmin edhe çdo gjë që ju keni dhënë në këtë kohë shumë të vështirë, në këtë vit të vështirë.

E di që sot nuk do të jetë e mundur që të festoni pranë familjeve tuaja, sepse do të jeni duke shërbyer për pacientët këtu.

Ashtu sikurse gjithë personeli ynë shëndetësor që do të jetë në shërbim këtë natë.

Një urim për të gjithë ata pacientë që nuk do të mund të festojnë me familjen e tyre sonte.

Me zemër të gjithë do të jemi së bashku, duke uruar më të mirën për vitin që ne na pret", u shpreh Manastirliu.
Shtuar më 31/12/2020, ora 16:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori