Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë sërish thirrje qytetarëve, si pasojë e shtimit të ndjeshëm të rasteve me koronavirus.
Nisur nga kjo Komiteti i Ekspertëve ka rekomanduar që një pjesë e mirë e administratës të punojë nga
shtëpia. MSH ka shpërndarë sot një udhëzues për të gjithë
punonjësit që kanë shenja të gripit, duke i kërkuar atyre të punojnë nga
shtëpia.
“
Kufizo kontaktet dhe shmang grumbullimet për të parandaluar përhapje e
infeksionit”, rekomandon MSH.
Shtuar më 25/11/2020,
ora 10:31