Manastirliu: Ti mund të jesh një hero, lufta kundër COVID-19 nuk nis në spital!
"Mjafton zbatimi i
masave të
thjeshta, për të qenë një
hero: maska, distancimi, higjiena!"
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta
Manastirliu ka publikuar mesazhin e prof. Silvana Balës, drejtuese e Shërbimit të Pneumologjisë, në spitalin “Shefqet Ndroqi”, e cila bën apel të respektimin e
masave të
thjeshta.
Ajo shprehet se
lufta bëhet nga çdo person në përditshmërinë e tij.
"Ne do të bëjmë çdo përpjekje për të mbrojtur shëndetin tuaj. Por të dashur qytetarë,
lufta kundër Covid nuk fillon në spital.
Ajo bëhet pikësëpari nga çdonjëri prej jush në përditshmërinë tuaj. Mjafton zbatimi i
masave të
thjeshta, për të qenë një
hero: maska, distancimi, higjiena!
Bashkë do t’ia dalim!"- thotë Silvana Bala në mesazhin e publikuar nga Ministrja
Manastirliu.
Shtuar më 19/11/2020,
ora 21:14