Manastirliu: Po përgatitemi për vjeshtën, do shtohen masat kufizuese
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë fjalës së saj në seancën e sotme plenare, ka folur lidhur me aktin normativ, që do të kalojë sot, për të gjobitur të gjitha lokalet dhe bizneset që qendrojnë të hapura, dhe mbajnë muzikë pas orës 08:00 të mbrëmjes.

Sipas ministres, në vjeshtë dhe në dimër pritet një shtim i rasteve me Covid, dhe duhet të bëhet sa më shumë për ndërprerjen e zinxhirit të infektimit.

“Cfarë është vënë re dhe me punën intesive të ISHSH-së dhe të Task Forcës, është se jo të gjithë e kanë zbatuar urdhërin e dhënë, të cilët janë kthyer në vatra infeksioni. Detyrimi që do të kalojë tani, jo vetëm që rrit masën e ndëshkimit, por nënkupton edhe një pezullim me një vit të aktivitetet e tyre.

Çdo akt normativ që ne po ndërmarrim, janë të gjitha masa që vlerësohen të duhura për uljen e zinxhiritinfeksionit. Masat nuk vendosen për gjobën si qëllim në vetvete, por si mjet parandalues, të rinjtë janë vlerësuar si përhapës së një zinxhiri infeksioni, pasi ata bëhen vektor të shpërndarjes së infeksionit në moshat e tjera.

Vendimi vjen padyshim në kohën e duhur, dhe ka disa elementë të tjerë që ne do të vijojmë të punojmë për shkëputjen e zinxhiritinfeksionit. Duhet të përgatitemi për një rritje të numrave të infeksionit në vjeshtë dhe në dimër, edhe për këtë fakt ne jemi të detyruar që të marrim masa parandaluese.

Padyshim që puna më e madhe është në territor, me epidemiologët që gjurmojnë dhe ndjekin rastet, gjithashtu jemi duke përgatitur skuadrat e rezervës, për spitalet 3 dhe 4. Do të vijojë që të merren masa, asnjëra prej tyre nuk është e lehtë për ne, jemi të vendosur që të vazhdojmë me planin e masave”, tha Manastirliu.
Shtuar më 29/07/2020, ora 11:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori