Manastirliu nxjerr shifrat, kaq pacientë mposhtën sot koronavirusin
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një postim në Facebook ka njoftuar se gjatë orëve të fundit betejën me koronavirusin e kanë fituar 227 pacientë.

Një ditë më parë numri i personave të shëruar ishte 75.

Sot gjatë ditës, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ishte me ekipet e reja të epidemiologëve të Tiranës. Gjatë një prononcimi, ajo tha se me hapjen e shkollave qëllimi është forcimi i gjurmimit dhe hetimit epidemiologjik për të izoluar në kohë çdo vatër të re.

Manastirliu po ashtu bëri të ditur se janë rritur me 30% ekipet e epidemiologëve dhe ndihmës epidemiologëve, kjo si pjesë e planit të vjeshtë-dimrit për përballimin e situatës.
Shtuar më 01/09/2020, ora 16:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori