Manastirliu: Nga nesër do lejohet të lëvizin vetëm këto automjete
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në një komunikim me publikun duke shpjeguar urdhrin e ri përndalimin e qarkullimit të automjeteve private për të frenuar përhapjen e COVID-19, deklaroi se personeli shëndetësor dhe të gjithë personat me sëmundje kronike që kanë të planifikuara terapi mjekimi në spitale përjashtohen nga ky urdhër.

“Përjashtim nga rregulli i përcaktuar në pikën 1 dhe 2 të këtij urdhëri bëhet për autoambulancat, automjetet që kryejnë funksione shërbimi me funksion publik dhe ato që transportojnë mallra.
Autorizimi për qarkullimin e autoambulancave, automjeteve që kryejnë funksione shërbimi shtetëror dhe ato që trasportojnë mallra kryhet sipas urdhëzimeve të Policisë së Shtetit.

Gjithashtu përjashtohen të gjithë personat me sëmundje kronike që kanë të planifikuara terapi mjekimi në spitale të shoqëruar nga vetëm një person”, tha Manastirliu.

Urdhëri për ndalimin dhe kufizimin e lëvizjeve me mjetet e transportit parashikon:

1. Ndalimin e qarkullimit të mjeteve të transportit publik dhe privat, përfshirë automjetet private, brenda Tiranës dhe Durrësit dhe nga Tirana dhe Durrësi drejt zonave të tjera të vendit dhe anasjelltas, duke filluar nga ora 06:00 e datës 13.03.2020">2020 deri në orën 24:00 të datës 15.03.2020">2020.

2. Ndalimin e qarkullimit të mjeteve të transportit publik dhe privat, përfshirë automjetet private, në Shkodër, Lezhë, Elbasan, Lushnje, Fier dhe Vlorë duke filluar nga ora 06:00 e datës 13.03.2020">2020 deri në orën 24:00 të datës 15.03.2020">2020.

Duke falenderuar ekipet mjekësore që siç u shpreh Manastirliu po bëjnë një punë fantastike në terren për të përballuar këtë situatë, ministrja deklaroi se të gjithë punonjësit e sistemit shëndetësor do të vijojnë të jenë në krye të detyrës siç bëjnë çdo ditë të vitit.

Manastirliu kërkoi nga qytetarët të respektojnë këto rregulla të forta por që janë të domosdoshme pasi nuk është vetëm Shqipëria që po i ndërmerr por të gjitha vendet që po përballen me një situatë të tillë.
Shtuar më 12/03/2020, ora 18:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori