Manastirliu jep njoftimin e rëndësishëm: Nuk dua të dekurajoheni, kur do të hapet COVID3
Ministrija e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, bëri me dije ditën e sotme se spitali Covid është gati dhe pritet të hapet në momentin kur të tejmbushen kapacitetet e Infektivit dhe Sanatoriumit.

“Do të hapim spitalin COVID3, mjekët dhe infermierët i kemi trajnuar, spitali është i gatshëm të hapet sot, nesër, në çdo moment që do të ezaurohen kapacitetet e dy spitaleve të para”, deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale Ogerta Manastriliu nga Shërbimi Infektiv në QSUT, gjatë takimit me stafin mjekësor, ku prej 8 muajsh po trajtohen pacientët e prekur me COVID19.

Duke falenderuar mjekët dhe infemrierët e këtij shërbimi për punën e palodhur, Manastirliu deklaroi se mbështetja e qeverisë për stafet mjekësore do të vijojë.

“Nuk dua te dekurajoheni nga ato që dëgjoni. Kam ardhur këtu t’ju jap kurajë të vijoni punën ashtu siç keni bërë deri tani, të jeni të sigurt që mbështetja e qeverisë do vijoj pa u ndaluar ashtu siç ka ndodhur deri tani”, tha Manastirliu.

Teksa ka theksuar se COVID3 dhe COVID4 janë gati dhe me ezaurimin e kapaciteteve në dy spitalet aktuale do të hapen, pas tyre edhe spitalet rajonale janë parapërgatiur në infasrtukturë dhe burime njerezore për ti bërë ballë çdo skenari. Ministrja ju përgjigj përfaqësuesve të opozitës për kapacitetet e sistemit shëndetësor.

“Nuk ka kolaps të sistemit shëndetësor. COVID nuk është lojë, e gjithë bota është në vështirësi. Jemi të përgatitur për disa skenarë. Spitali ‘COVID 3’ do hapet kur të ezaurohen kapacitetet, gjithashtu ndërtuam spitali COVID4 dhe spitalet rajonale sipas disa skenarëve të parapërgatitur. Kemi shtuar kapacitetet në sistem për të mos prekur pjesën tjetër të sistemit”, tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu ju është drejtuar sërish me një apel qytetarëve.

“Shumica janë të mërzitur dhe të lodhur nga pandemia, por duhet kujdes dhe kjo është për të mirën tuaj dhe për të mirën e shëndetit të të afëmve tuaj, ndaj duhet të jeni shumë të kujdesshëm: Vendosni maskën, të ruani distancimin fizik dhe të kujdeseni për higjenën”, tha Manastirliu.

Shefja e Shërbimit të infektivit prof.Najada Çomo ka bërë me dije se në këtë spital ka ende kapaciete të lira dhe stafi mjekësor është në gatishmëri në 24/7 për t’ju ofruar shërbim pacientëve të prekur me COVID19.

“Ne jemi në krye të detyrës, sa i takon gjendjes në spitalin infektiv, natyrisht kemi një numër të shtuar të rasteve të personave të infektuar që evidentohet edhe në shtimin e numrit të pacientëve të shtruar në të dy spitalet covid por kemi ende kapacitete të lira. Janë rreth 50 shtretër në dy spitalet COVID”, tha Çomo.
Shtuar më 25/10/2020, ora 15:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori