COVID-19/ Manastirliu jep lajmin e mirë: Familjarët mund t’i shohin pacientët e shtruar në spitale
Një lajm i mirë është dhënë nga ministrja
Manastirliu për
familjarët e pacientëve të prekur nga COVID-19 të shtruara në spitale.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta
Manastirliu ka bërë të ditur se që prej ditës së sotme spitalet COVID do pajisen me disa tabletë ku pacientët e infektuar dhe të shtruar të mund të shihen me
familjarët e tyre.
Lajmi i mirë është dhënë gjatë një takimi me
familjarët e pacientëve të shtruar me Covid19, në pikën e informacionit të ngritur pranë spitalit infektiv.
"E mirëkuptoj që ju doni të komunikoni. QSUT ka vendosur një rregullore dhe ne këtë mekanizëm jemi duke përmirësuar, qoftë
nëpërmjet administratorit të spitalit, qoftë
nëpërmjet koordinatorëve me pacientin, qoftë
nëpërmjet psikologëve, të cilët janë aty dhe do shërbejnë gjithashtu dhe për të bërë lidhjet direkte
nëpërmjet tabletave që ne kemi vënë në dispozicion, pikërisht për të përmirësuar komunikimin.
Kjo është një mënyrë e lehtë dhe shumë më e shpejtë për të komunikuar edhe për të t’i vendosur në kontakt
familjarët me pacientët dhe patjetër që edhe ju qetësoheni. Tabletat do të shpërndahen në të gjithë spitalet Covid", tha
Manastirliu.
Shtuar më 01/12/2020,
ora 16:31