Malta njeh Kosoven
Albeu.com
Shteti i Maltës e ka njohur dje edhe formalisht Republikën e Kosovës si shtet të pavarur, duke u bërë kështu shteti i 21 i BE-së që ka njohur vendin tonë. Lajmi është bërë i ditur nga Departamenti i Informacionit i Maltës.Ministri i Punëve të Jashtme të Maltës, Tonio Borg ka thënë se Kosova njihet si shtet ngase nuk ka pasur alternativë tjetër për shkak të ngjarjeve që kanë ndodhur në 10 vitet e kaluara.

Ministri u ka dërguar një letër presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe kryeministrit Hashim Thaçi për t’i njoftuar ata me vendimin që ka marrë ky shtet, bën të ditur Times of Malta.

Kosovën deri më tash e kanë njohur 46 shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara.
Shtuar më 22/08/2008, ora 16:52
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori