"Malokë të qelbur, rroftë Edi Rama", gruaja ofendon Berishën në çadrën e PD-së (FOTO LAJM)

Protesta e opozitës ditën e sotme është në ditën e 13 të saj dhe akoma qindra nbjerëz qëndrojnë në çadrën para kryeministrisë.

Pas incidentit të ndodhur pak ditë më parë ku një militant i Berishës qëlloi me grusht Kreshnik Spahiun, sot është shënuar incidenti i dytë ndërkohë që po fliste Berisha.

Gjatë kohës që Berisha mbante fjallimin kundër mafias së drogës ku sipas tij drejtohej nga qeveria, një grua pak metra më tej po shante me zë të lartë duke tërhequr vëmendjen e të pranishmëve dhe duke krijuar irritim mes militantëve.

“Malokë të qelbur, rroftë Edi Rama, ikni zhdukuni, lugatë, doni të vini në pushtet me shpuarje gomash”, ka bërtitur gruaja në momentin që po mbante fjalën Berisha.

Menjëherë kanë ndërhyjë një pjesë e të rinjve protestues duke e shtyrë dhe larguar me forcë gruan nga zona e çadrës.

Në këtë moment ka ndërhyrë deputetja e PD-së, Majlinda Bregu e cila i ka bërtitur të rinjve “mos e godisni është femër” duke ndalur dhunën ndaj saj.

Megjithatë, edhe ky moment për pak sa shënoi një tjetër incident, sepse disa militantëve nuk u pëlqeu ndërhyrja e Bregut dhe nisën t’ja tregonin këtë pakënaqësi, vetë deputetes së PD.

Megjithatë, një gjest me dorë i Berishës që në atë moment po fliste dhe ndërhyrja e eksponentëve të tjerë demokratë, solli që situata të qetësohej dhe gruaja të largohej përfundimisht nga çadra e PD-së./albeu.com/

Shtuar më 02/03/2017, ora 13:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori