Malmstrom: Në kufi, tregoni vetëm pasaportën e biletën e kthimit
Pëlqej
Komisionerja Europiane për Çështjet e Brendshme, Cecilia Malmstrom ka “ndërhyrë” në paqartësitë e krijuara lidhur me kushtet që shtetasit shqiptarë duhet të plotësojnë për të udhëtuar në zonën shenjen pas datës 15 dhjetor 2010.
Malmstrom ka thënë se nuk do të jetë e nevojshme të tregohet në kufi karta e kreditit dhe as ndonjë shumë parash. Dy gjërat e domosdoshme dhe të mjaftueshme për të hyrë në çdo shtet anëtar të hapësirës shenjen, janë: pasaporta biometrike dhe bileta e kthimit.

“Qytetarët që duan të përdorin sistemin, duhet të kenë patjetër pasaportat biometrike. Po ashtu duhet të dinë se i jepet mundësia e qëndrimit në bashkimin europian vetëm për 3 muaj. Nëse qëndrojnë më gjatë , qëndrimi i tyre kthehet në të jashtëligjshëm. Atyre mund t’u bëhen sigurisht pyetje kur të arrijnë në kufi, por kjo nuk do të thotë që duhet të kenë me vete dhe të tregojnë një shumë të caktuar parash ose një kartë krediti”, la thënë Malmstrom.

Disa diplomatë patën pohuar se çdo shtetas të udhëton në zonën shenjen duhet të tregojë në kufi se ka në dispozicion me vete një shumë prej 70 euro për shpenzime ditore, shumëzuar kjo me numrin e ditëve të qëndrimit jashtë vendit.(alsat)
Shtuar më 14/11/2010, ora 16:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori