Malltezi: Planin e bregdetit s’e njeh askush, interesat e Ramës klienteliste
Pëlqej
Dhëndëri i Sali Berishës denoncon politikat që po ndjek kryeministri Edi Rama lidhur me territorin. Jamarbër Malltezi i kujton kryeministrit aktual se zona bregdetare ka plan zhvillimi të standarteve më të mira evropiane, por që Rama kërkon të jetë kryeministër dhe kryebashkiak i çdo qyteti.

Zona bregdetare ka plan zhvillimi të standarteve më të mira evropiane. Përkundër paudhësive të Lames, që pasi shkatërroi Golemin dhe Durrësin, donte të bënte një plan Golemizimi për Jonin, duke caktuar njollat klienteliste të ndërtimit (ngjashëm me pallatet 23-katëshe të Shkrelit, që i shiti për plan francez), zona bregdetare e jugut ka një Plan Zhvillimi Rajonal, të hartuar nga konsorcium britaniko- austriak. Është plan që zbaton Kodin Evropian të Sjelljes në Zonat Bregdetare dhe të miratuar në 2008. Por për fat të keq, as drejtori i Agjencisë së Bregdetit nuk ishte në dijeni të këtij plani dhe u çudit kur i bëra dhuratë para një viti kopjen e planit të botuar. Është i vetmi plan urban i botuar në Shqipëri së bashku me të gjithë setin e dokumenteve, si harta, rregullore, udhëzime, kritere dhe vlerësim strategjik mjedisor. Por është trishtim të shohësh që personat e aftë me eksperiencë janë zbuar nga administrata dhe vendet e punës po plotësohen me militantë me diploma false. Kjo bën që askush në qeveri të mos dijë se çfarë po bën dhe nëse është apo jo e ligjshme veprimtaria e tyre, por veç po plotësojnë trillet e shefit të radhës. Pra, përderisa ka plane zhvillimi që tregojnë qartë se çfarë lejohet dhe çfarë nuk lejohet, administrata nuk ka nevojë për aksione, por duhet të zbatojë ligjin çdo ditë dhe pa përzgjedhje selektive mbi baza politike se kjo e zhvlerëson gjithçka”, shprehet Malltezi.

Me tej ai shprehet se vijon haptazi mes syve të publikut dhe mes ditës për diell paligjshmëria e Koço Kokëdhimës.

"Kështjella e Koços në Qeparo është obelisku më i lartë i antiligjit në vend, pasi (i) shkel disa ligje, (ii) dhunon 2 plane urbane dhe (iii) ka të paktën 2 vendime për prishje objekti, që datojnë qysh në 2007 dhe 2010. Po shkelen haptazi 3-4 ligje në fuqi, si ‘Ligji i Rezervave Ujore’, ‘Ligji i Planifikim- territorit’, si dhe disa ligje të mbrojtjes së mjedisit dhe vlerësimit të ndikimit në mjedis." vijon Malltezi në një intervistë për "Gazeta Shqiptare".

Duke e krahasuar Ramën me Hitlerin ai shprehet se: “Edhe Hitleri i mashtroi gjermanët dhe fitoi zgjedhjet me 17 milionë vota dhe pas 12 vitesh përfundoi Gjermania me 7 milionë gjermane të vrarë”.
Shtuar më 26/08/2014, ora 09:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori