Mallkon ashpër ish-gruaja e Ramës: Ju ngectë buka në fyt!
Pëlqej
Aktivistja Delino Fico, me anë të një postimi në Facebook ka reaguar ashpër kundër të gjithë atyre që janë kundër integrimit të vendit në BE.

Fico, ish-bashkëshortja e Ramës i quan njerëz cinikë që janë bërë të pasur mbi mediokritetin dhe shpirtvogëlsinë e tyre.

"Këtë nuk ma ha truri fare, po fare. Ju zëntë grykën buka e këtij vendi", shkruan aktivistja në Facebook

Postimi në Facebook:

Se si mund te gezohesh qe bashkekombasit e tu mund te mbeten mbrapa ne procesin e integrimit ne BE – kete nuk ma ha truri fare, po fare!

Dhe ky gezim cinik – shpresoj, krejtesisht i gabuar – vjen nga njerez qe parate e tyre, vilat ne zona ekskluzive jashte Tiranes dhe apartamentet duplex, makinat e shtrenjta, shtepite e dyta, emrin profesional, shkollat e shtrenjta te femijeve, i kane bere pikerisht ne kete vend, shpesh ne kurriz te shumices se heshtur qe ka derdhur djerse, ka sakrifikuar, ka zgjeruar me shume mund ate biznesin e vet, shumice, e cila do te perfitonte shume nga pershpejtimi i integrimit ne BE, sepse, mbi te gjitha, kjo do te thoshte sundim me i mire e me i forte i ligjit, gje, e cila, nuk do t’i lejonte me pashallaret blu, te verdhe, apo jeshile te Shqiperise te fryhen si kaposha mbi plehun e pasurive, te mediokritetit dhe te shpirtvogelsise, mbi te cilin e kane ndertuar dhe e jetoje jeten.

Edhe nje here: Ketyre tipave, ju zente gryken buka e ketij vendi! /albeu.com/


Shtuar më 26/04/2018, ora 14:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori