Policia e Vlorës ka
arrestuar dy persona pas një kontrolli masiv për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe
armëmbajtjes pa leje.
Janë
arrestuar H. T., 40 vjeç dhe A. B., 50 vjeç, të dy me banim në fshatin Llakatund, Vlorë si dhe u sekuestruan dy armë zjarri
kallashnikov.
Si rezultat i këtij operacioni, Policia ka evidentuar dhe asgjësuar fidanë të dyshuar cannabis sativa, të cilat ishin kultivuar në pronën e këtyre shtetasve, në fshatin Llakatund.
Po gjatë operacionit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe 2 armë zjarri
kallashnikov me municion luftarak, të cilat dyshohet se i posedonin këta shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme hetimore.
Shtuar më 08/09/2020,
ora 10:02