Malkolm: Kosova nuk është Serbi
Albeu.com
Historiani britanik Noel Malkolm pohon se sllogani që përsëritet në protestat nëpër qytetet serbe për atë se "Kosova është Serbi", thjesht nuk është e vërtetë.Sipas këtij profesori të Universitetit në Oksford, krejtsisht është i pavërtetë pohimi i Qeverisë në Beograd se Kosova është "djep i Serbisë", duke shpjeguar se e ka fituar Kosovën në shekullin e mesëm dhe me të më pas kanë udhëhequr 250 vjet.

"Kontinuiteti i cili do të mund ta ndanin shtetin e atëhershëm dhe të sotëm serb, mund të krahasohet si kur do të kërkohej kontinuitet midis Bizantit të dikurshëm messhekullor dhe Greqisë së sotme", thotë profesori Malkolm në tekstin e tij autorial në gazetën londineze "Gardian".

Noel Malkolm shkruan se ndarja e Kosovës nga Serbia është faza e fundit nga shkatërrimi i Jugosllavisë së dikurshme, për shkak se në ish-shtetin federal të Kosovës ka pasur "status të dyfishtë", si krahinë autonome, por edhe si pjesë konstituive e ish-RSFJ-së. Ky historian pohon se çlirimi i Kosovës në vitin 1912 nga Pushteti Otoman, më shumë i përngjan okupimit të ri, se sa lirisë së vërtetë, për shkak se edhe atëherë shumica e popullatës ka qenë shqiptare dhe me disponuar antiserb.
Shtuar më 26/02/2008, ora 20:52
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori