“Bëmë baba të të ngjaj”, djali i Gjikos është rritur dhe tani i ngjan kaq shumë (FOTO LAJM)

Teksa rritet dhe nuk është më një djalë aq i vogël, Zëri duket se është një kopje e babit, reperit Gjiko.

Artisti ka ndarë së fundmi disa foto me djalin në natyrë duke treguar se fundjava i ka gjetur mes gjelbërimit.
“Trashëgimi”, ka shkruar Gjiko krah fotove të ndryshme me djalin e tij.

Ngjashmëria e madhe e Zërit me Gjikon nuk i ka shpëtuar as fansave të cilët e kanë theksuar këtë fakt.

Reperi ndan herë pas here momente të ndryshme me vogëlushin, ndërsa partnerja e tij, Elita ka pohuar në një intervistë të dhënë së fundmi se së bashku me Gjikon kanë dëshirë të kenë një familje të madhe me fëmijë të tjerë.


Shtuar 8.06.2020 08:38