Makina merr përpara dy këmbësorë në Durrës, njëri i mitur

Një aksident ka ndodhur sot në Durrës. Një mjet ka përplasur dy këmbësorë, një 50 vjeçar dhe një të mitur.

Dy të dëmtuarit janë dërguar në spital dhe po marrrin ndihmë mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidenteve.

“Rreth orës 20:00, në Xhavzotaj, Durrës, një automjet me drejtues shtetasin J. A., 30 vjeç, ka përplasur këmbësorët shtetasit A. D., 50 vjeç, dhe G. K, e mitur, të cilët ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidenteve”, njofton policia./albeu.com


Shtuar 20.02.2023 20:46