Mali i Zi nuk do ta politizoje ceshtjen e kufirit me Kosoven
Albeu.com
Shefi i diplomacisë malazeze Millan Roçen paralajmëron se Mali i Zi do ta zgjidhë çështjen e kufirit me Kosovën, me Qeverinë e Prishtinës dhe se Podgorica këtë çështje nuk do ta politizojë.
“Mali i Zi çështjen e kufirit me Kosovën nuk do ta politizojë dhe se për këtë do të bisedojë me Prishtinën”, ka thënë Roçen për të përditshmen “Vijesti”.

Ky reagim i Podgoricës zyrtare erdhi pas protestës së banorëve të disa fshatrave të Pejës dhe Deçanit, në kufi me Malin e Zi, për shkak të vendosjes së tabelës kufitare të Malit të Zi në territorin e Kosovës.
Shtuar më 23/10/2009, ora 17:35
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori