Allegri joshet nga arabët, gati të nisë një aventurë te Newcastle

Klubi i Premier Leagues së Anglisë në futboll Newcastle United është duke synuar të sjellë në postin e trajnerit italianin Massimiliano Allegri, shkruan “The Sun”.

Allegri është pa angazhim që kur u largua nga Juventusi në fund të stinorit të kaluar. Neçcastle United po pritet të bëhet me pronar të ri dhe po mendon për përforcime për stinorin e radhës.

Allegri shpesh ka thënë se dëshiron të drejtojë një klub në Premier League dhe ka mësuar anglishten.

Ndonëse ka fituar pesë tituj rresht me Serie A dhe arriti në finale të Ligës së Kampionëve dy herë, Allegri u shkarkua verën e kaluar.

Për Allegrin ka shprehur interesim Manchester Unitedi, Arsenali, Real Madridi, Bayern Muencheni e Paris Saint-Germaini.


Shtuar 15.04.2020 21:29