Mali i Zi kushtezon marredheniet diplomatike me Kosoven
Albeu.com
Mal i Zi vazhdon të kushtëzojë vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën. Ministri i Jashtëm malazez, Millan Roçan, ka thënë se vendi i tij do ta emërojë ambasadorin në Kosovë në momentin që palët pajtohen t’i përmbushin kushtet, për të cilat janë dakorduar.
"Mund të them se ne e kemi hapur çështjen e pozitës së komunitetit tonë në Kosovë, për të cilën janë pajtuar të gjithë", ka thënë ai. Përpos kësaj kërkese të Podgoricës, për palën kosovare është edhe kthimi i të zhvendosurve në shtëpitë e tyre.

Kryediplomati malazez ka përmendur edhe zotimin e Prishtinës për kthimin e rreth 1500 pjesëtarëve të komunitetit rom në shtëpitë e tyre, të cilët janë shpërngulur nga Kosova në Mal të Zi, gjatë kohës së luftës. /ktv/
Shtuar më 06/08/2009, ora 20:58
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori