Mali i Zi, arrest 8 ushtarëve për krime lufte
Albeu.com
Një prokuror nga Mali i Zi, ka ngritur padi ndaj tetë ushtarëve të ish-Jugosllavisë, të cilët kanë vrarë 23 shqiptarë nga Kosova. Ngjarja ka ndodhur në periudhën kur NATO-ja po bombardonte Serbinë. Prokurori i çështjes nga qyteti malazez Bijello Polje deklaroi se “këta tetë ushtarë kanë kryer krime lufte ndaj 23 civilëve shqiptarë që nuk kanë marrë pjesë në armiqësi”. Për këtë, prokurori malazez, ka urdhëruar arrestimin e tetë ushtarëve.
Shtuar më 02/08/2008, ora 02:25
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori