Malesi e Madhe, mbyten ne rezervuar nene e bije
Albeu.com
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Malësinë e Madhe ku nënë e bijë janë mbytur në një rezervuar. Ngjarja ka ndodhur në rezervuarin e Vorfës ku 39-vjeçarja Nexhmije Hyka është mbytur bashkë me vajzën 9-vjeçare Esmeralda, në tentativë për ta shpëtuar këtë të fundit.
Sipas informacioneve, 39- vjeçarja nuk ka mundur ta shpëtonte të bijën, e cila hyri në rezervuar duke mos arritur të dalë prej andej bashkë me të ëmën. Policia e cila ndodhet në vendgjarje ka nxjerrë trupat e pajetë nga rezervuari.
Shtuar më 02/07/2010, ora 10:20
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori