Malazezet e Kosoves formojne Partine Popullore Malazeze
Albeu.com
Partia Popullore Malazeze e Kosovës (NCPK) është emri i organizatës së re politike që është regjistruar në KQZ në Prishtinë, ka bërë të ditur kjo parti, që pritet të angazhohet për të drejtat e malazezve në Kosovë.Kryetari i kësaj partie është Lazar Raduloviç, ndërsa partia , siç thuhet në një komunikatë për media, do të angazhohet për të drejtat e refugjatëve dhe popullatës së zhvendosur malazeze dhe të tjerëve, që të kthehen në shtëpitë e tyre, sikurse edhe të sigurojë ndihmën ekonomike për këta persona.

Deri me tani, Podgorica zyrtare disa herë ka kërkuar nga drejtuesit e institucioneve të Kosovës të shqyrtojnë tretmanin e malazezve në Republikën e Kosovës, si dhe çështjen e kthimit të personave të zhvendosur nga Kosova, të cilët aktualisht janë duke jetuar në Malin e Zi.
Shtuar më 12/08/2009, ora 15:54
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori