Malaj: Shqiperia e meriton liberalizimin e vizave
Albeu.com
Deputeti i Partisë Socialiste Arben Malaj në fjalimin e tij të mbajtur në Bruksel shprehu falenderimin dhe mirënjohjen e madhe të shqiptarëve ndaj Brukselit për mbështetjen e pandarë dhe inspirimin që i japin Shqipërisë.
Malaj gjithashtu theksoi se arroganca e qeverisë është një risk i madh për demokracinë, dhe qartësoi se rritja e protestave janë tregues i qartë e i pamohueshëm i impakteve negative të krizës politike dhe të keq-qeverisjes së vendit. “Jam krenar që në Bruksel përfaqesoj vendim tim, i cili ka kontribute shumë pozitive për paqen dhe prosperitetin në rajon, duke eksportuar kështu vlera pozitive tek shqiptarët e rajonit dhe përtej tij”, - është shprehur Malaj, duke argumetuar më pas arsyet pse Shqipëria e meriton liberalizimin e vizave së bashku me statusin e vendit kandidat.
Shtuar më 04/05/2010, ora 19:48
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori