Malaj: Qeveria te pranoje krizen, te ule borxhin
Albeu.com
Deputeti i PS-së Arben Malaj ka ripërsëritur edhe njëherë se qeveria po fsheh krizën ekonomike dhe kokëfortësia e saj është e rrezikshme për të ardhmen. Duke folur në seancën plaenare të Kuvendit ku po diskutohen ...
... ndryshimet në buxhetin e shtetit Malaj theksoi se qeveria po e keqpërdor kohën për të fshehur dështimin e saj.

Sipas tij financat publike janë keqpërdorur prandaj edhe kredia është bërë e vështirë duke shtuar se qeveria do të detyrohet më vonë të shkurtojë investimet.

Ai shtoi më tej se rritja e të ardhurave është ngrirë ndërsa borxhi publik sa vjen e shtohet duke shtuar se ky është një rrisk që sa vjen e shtohet.

"Shqiptarët nuk duhet të paguajnë për populizmin tuaj.Qeverisë nesër do t'i duhet të shkurtojë edhe investimet jetike theksoi Malaj duke shtuar se nëse qeveria nuk do të veprojë sot nesër do të jetë vonë.

Më tej Malaj theksoi se qeveria duhet të ulë borxhin publik që sipas tij deri në fund të mandatit të saj do të arrijë në 68 përqind.
Shtuar më 19/07/2010, ora 11:54
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori