Malaj: Nuk jemi në një situatë që duhet krijuar panik
Pëlqej
Arben Malaj, ish-ministër i Financave, profesor në universitetin e Tiranës shprehet për Zërin e Amerikës se me ngjarjen tek BSH nevojitet një mbikëqyrje më profesionale në banka. Ai thekson se situata kërkon vëmendje që duhet të udhëhiqet nga kuvendi përmes ndryshimeve ligjore. Por, sipas Malaj, nuk ka vend për panik.

“Unë do të shtoja dhe raste të përsëritura dhe në disa banka të nivelit të dytë ku menaxherë të bankave vjedhin paratë dhe kërkoj që duhet të ketë një fokus më të madh që duhet të udhëhiqet nga Kuvendi i Shqipërisë, Komisionet Parlamentare për të parë rregullime ligjore, por sidomos për të mbikëqyrur në mënyrë më profesionale funksionimin e sistemit bankar, qoftë të bankave të nivelit të dytë, qoftë të bankave qendrore të vendit. Nuk jemi në një situatë që duhet krijuar panik. Nuk ka risk për një krizë të depozitave, por nuk duhet të harrojmë që kredibiliteti i Bankës Qendrore është shumë i rëndëishëm në qeverisjen e vendit në tërësinë e tij”.
Shtuar më 07/08/2014, ora 22:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori