Malaj: Ne duhet ta qeverisim sa më mirë këtë vend
Arben Malaj
Në një deklaratë deputeti i partisë socialiste Arben Malaj është shprehur se të organizuar sëbashku me aleatët e partisë Socialiste mund të arrihej të fitoheshin zgjedhjet e ardhëshme.

“Të gjithe ne jemi të bindur që mund të fitojmë me një koalicin që të dish se si të fitosh, - tha ai.

Lidhur me programin e PS ai u shpreh se PS ndodhej disa hapa para nga partitë e tjera për sa i përket programit.“PS mund të jetë dy hapa para për të bërë një program më të mirë se partitë e tjera.

Ne duhet ta qeverisim sa më mirë këtë vend, ky është qëllimi i ynë” - është shprehur ai.

Ne jemi këtu që Partia Socialiste të vije në pushtet. Liri maksimale, meritokraci janë bazat ku programi i kësaj partie mbështetet ka vazhduar më tej ai.
Në lidhje me procesin e anëtarsimit të vendit në BE ai u shpreh se kjo qeveri kishte dështuar./albeu.com/
Shtuar më 05/11/2011, ora 16:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori