Malaj hap fushatën në Vlorë, kërkon mbështetje nga socialistët
Kandidati i pavarur për qytetin e Vlorës Arben Malaj hapi sot fushatën e tij elektorale. Në ceremoninë e organizuar në Pallatin e Kulturës "Labëria" në Vlorë, Malajt u shpreh se ardhur koha qe socialistet te mblidhen rreth njeri-tjetrit per te ofruar me shume ndershmeri.

Duke folur para mbështetësve malaj u shpreh gjithashtu se qeveria, demokracia, transparenca nuk janë dhurata bamiresie qe i shpërndajnë sulltanët e politikës, por vlera themelore të çdo shoqërie demokratike.

"Krushqitë e bëra në nxitim dhe në errësirë për të ndryshuar deri edhe ligjin themeltar të vendit, e dëmtuan shumë rëndë demokracinë dhe të ardhmen tonë. Nuk duhet të lejojmë në asnjë mënyrë që e ardhmja jonë të varet nga shumë pak individë që po përqëndrojnë pushtetin ekonomik dhe politik në nivele absolute. Me politikën nuk duhet bërë biznes për përfitime familjare, dhe me bzinesin nuk duhet bërë politikë për të mbijetuar të paaftët dhe të korruptuarit" u shpreh Malaj.

Malaj i premtoi zgjedhësve dhe mbështetësve me shumë përgjegjësi morale dhe politike. /albeu.com/
Shtuar më 28/05/2013, ora 18:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori