Malaj: Guvernatori i ri të zgjidhet një anëtar i Këshillit Mbikqyrës
Pëlqej
Guvernatori i ri i Bankës së Shqipërisë, do të jetë një prej anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës. Kështu shprehet ish-ministri i Ekonomisë, Arben Malaj, i cili nënvizon se parlamenti tashmë duhet të çojë në këshill tre anëtarë të rinj, ndërsa vendi i zotit Civici do të zëvendësohet nga propozimi i Këshillit, pasi zoti Civici ishte një propozim i Këshillit Mbikqyrës.

“Sipas ligjit aktual, Këshilli Mbikqyrës ka nëntë antarë, të cilët pesë vijnë nga Parlamenti, tre nga ekzekutivi dhe një si propozim i Këshillit. Parlamenti tashmë duhet të çojë në këshill tre anëtarë të rinj, ndërsa vendi i zotit Civici do të zëvendësohet nga propozimi i Këshillit, pasi zoti Civici ishte një propozim i Këshillit Mbikqyrës. Pasi të jetë plotësuar bordi, presidenti ka të drejtën të zgjedhë një prej tyre dhe ta propozojë në Kuvend si Guvernator. Nëse maxhoranca do ta refuzonte, do të dukej tendencioze, pasi një anëtar që është votuar një herë në Kuvend për anëtarët e Këshillit, nuk mund të refuzohet si Guvernator”, thotë Malaj në një intervistë për gazetën DITA.

Në lidhje me idenë e një guvernatori të huaj, Malaj nuk e ka quajtur të pranueshëm këtë diskutim.
Shtuar më 11/09/2014, ora 09:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori