Malaj e Haxhinasto apel KQZ-së: Të rikthehet legjitimiteti
Deputeti i Partisë Socialiste Arben Malaj dhe ai i LSI-së , Edmond Haxhinasto kërkuan sot rikthimin e funsksionimit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, institucion që lidhet drejtpërdrejt me legjitimitetin e zgjedhjeve të 23 qershorit.


Në një takim me të rinjtë në Elbasan deputetët e dy partive të koalcionit të majtë komentuar situatën e fundit në KQZ.

"Kredibiliteti i zgjedhjeve është i rëndësishëm dhe të gjitha partitë politike besoj se do të gjejnë një zgjidhje. Ka të bëjë me procesin zgjedhor, ka të bëjë me kredibilitetin e qeverisë së ardhshme në sfidën e integrimit europian"- tha Malaj.

Ndërsa për Haxhinaston, ky moment kërkon një reflektim të thellë tëtë gjitha forcave politik ku duhet të dominojë jo nxitja për kontrollin, por për legjishmërinë.

Malaj e Haxhinasto ishin të ftuar në seminarin me temë "Kultura e Elites sone te ardhshme politike", aktivitet i organizuar nga Keshilli Shqiptar i marredhenieve me Jashte ne bashkepunim me Fondacionin gjerman " Friedrich Erbert". /albeu.com/
Shtuar më 20/04/2013, ora 18:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori