Mal i Zi nuk gjeti deshmi per varrezen masive
Albeu.com
Autoritetet e Malit të Zi thonë se hetimet për dyshimet lidhur me një varrezë masive kanë përfunduar, pasi nuk janë gjetur dëshmi se shqiptarët e Kosovës janë varrosur në atë lokalitet, njofton Radio Europa e Lirë.
Zëdhënësja e një gjykate, Bilana Çoviq, tha sot se nuk janë gjetur gjurmë të varrezës masive në një lokalitet në Andrijevicë, afër kufirit me Malin e Zi.
Mali i Zi kishte zhvilluar hetime sipas kërkesës së Prishtinës, e cila kishte informacione se shqiptarët e Kosovës, të vrarë gjatë luftës në vitet 1998-99, ndoshta janë varrosur në Andrijevicë.
Shtuar më 28/07/2010, ora 12:15
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori