Mal i Zi, fiton Gjukanovic ne koalicion me shqiptaret e boshnjaket
Albeu.com
Sipas rezultateve paraprake koalicioni “Për Ulqinin Evropian” ka fituar zgjedhjet lokale në Ulqin. Në kete qytet kane garuar 9 lista, ku prej tyre 7 janë shqiptare. Trupi votues aktual në mbarë territorin e Komunës së Ulqinit është 17.947 qytetarë me të drejtë vote. Edhe në këtë fushatë paraelektorale, beteja më e madhe e partive dhe e koalicioneve shqiptare dhe atyre qytetare, u zhvillua në Anën e Malit, e banuar kryesisht me popullatë autoktone shqiptare.

Kuvendi i Ulqinit apo sic njihet tek ne keshilli i komunes, ka 33 vende, edhe në historinë e tij pluraliste njëzetvjeçare, elektorati asnjë herë nuk qenë më i përçarë se sa ne keto zgjedhje.

Ne komunen e Tuzit zgjedhjet jane fituar nga koalicioni “Për Tuzin Evropian“ qe perbehet nga partia malazeze e Gjukanovic dhe unioni demokratik i drejtuar nge Ferhat Dinosha si dhe partia bosnjake. ne zgjedhje nuk ka psur ndonje incident si procesi votmit dhe ai i numerimit kane ecur normalisht. Ne zgjedhjet e zhvilluara ne 21 komuna ne Mal te Zi partia e Milo Gjukunovicit me koaliconet e saj me shqiptaret dhe boshnjaket ka fituar bindshem ne te gjitha komuna.

Shtuar më 24/05/2010, ora 13:37
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori