"Makthi i Edi Ramës", Basha zbulon dosjen e re që implikon politikanët
Pas takimit që pati me aleatët në seli në kuadër të protestës së nesërme të opozitës, kreu i PD-sw Lulzim Basha ka deklaruar se “asnjë vendim i një Kuvendi ilegjitim që përfaqëson interesat e një grushti hajdutësh dhe kriminelësh, nuk njihet nga opozita”.

Ndwr tw tjera Basha citoi për herë të parë dhe një dosje të re, që fakton lidhjen e mazhotrancës me krimin që është dosja 184, mirëpo Basha refuzoi që të komentonte më tej, se cilët zyrtarë ishin nën hetim për këtë.

“Ne do të vazhdojmë aksionin kundër këtij parlamenti ilegjitim, që është kapur në flagrancë duke bashkëpunuar me krimin e organizuar. Rama, dosja 339 është makthi yt, ti e di fare mirë se përtej minutave që janë botuar, uroj ta dish se ca përmban edhe dosja 184. Këto do zbardhen, politikanët e përfshirë me kokat e krimit të organizuar do të shkojnë para drejtësisë, kuvend i zgjedhur nga shqiptarët dhe jo nga krimi”- tha Basha. /albeu.com/
Shtuar më 04/03/2019, ora 14:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori