Maks Haxhia në spital, i nis kërkesën e rëndësishme Krimeve të Rënda
Avokati Maks Haxhia ndodhet prej disa ditësh në spital ka kërkuar prej Gjykatës së KrimeveRënda të shtyjë dhënien e pretencës për Arbër Çekajn.

Gjykata ka vednosur shtyrjen e pretencës për këtë të fundit me datë 20 tetor.

Haxhia pësoi një goditje cerebrale pak ditë më parë, ndërsa ndodhet ende në spital nën kujdesin e mjekëve të cilët shprehen se rreziku real tashmë ka kaluar.

Kujtojmë se Arbër Çekajt, biznesmeni të cilit iu gjetën në vit më parë 613 kg kokainë në kontenierët e tij me banane po gjykohet me gjykim të shkurtuar nga Gjykata e KrimeveRënda pas ekstradimit nga Gjermania ku dhe ishte arratisur.

Sot për CCekajn pretendohej që prokuroria të jepte vendimin, por është shtyrë për seancën e radhës.


Shtuar më 15/10/2019, ora 10:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori