"Makinën 200 mijë euro, ku je fshehur", producenti sulmon Elvana Gjatën (FOTO LAJM)

Producenti nga Kosova Bini Nebihu ka "shpërthyer" në Facebook, duke kritikuar artistët shqiptarë, që pas tërmetit janë fshehur dhe nuk kanë dhënë ndihma për banorët që gjenden sot në qiell të hapur.

Ndonëse nuk përmendi emra, përmes fjalëve la të kuptohet se ky ‘diss’ është pikërisht për Elvanën për tri arsye:

E para, Bini tha se po jepni para për zezak për të bërë duete, kujtojmë që Elvana ka këngë me Ty Dolla $ign.

E dyta, Bini shtoi se nëpër këngë “Kuq e Zi” po shitën patriota, dhe ne e dimë që Elvana ka këngë me Florin që quhet “Kuq e Zi”;

E treta, Bini theksoi se ata duhet të ndërmarrin aksione për t’i ndihmuar të prekurit, deri më tani nuk e kemi parë ndonjë video ku Elvana po i ndihmon ata.

Postimi i plotë i Nebihut:

Ku jon Estradata Shqiperis , hajde tregone veten jeni mshef si bukla ( me perjashtim te disave ) , mos shkruni Vjersha naper Instagrama po dil se vendi yt eshte , e po dini me qit jeten luksoze kerre ka 200 mij euro e i paguni te hujt per duete me mijera Euro kom Fakte,se leht eshte me bertit naper kange Kuq E Zi , nese e don Shqiprin dil aty ose ndihmo gjeje metoden se marak jeni mu shit patriota naper kange per me Dhez me fitu lek. TURP.

Shtuar më 30/11/2019, ora 14:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori