Makinat përplasen kokë më kokë në Fier, dy të plagosur
Një aksidenty ka ndoshur në afërsi të zonës së njohur si fermë, në periferi të qytetit të Fierit.

Koke me koke me njera tjetren jane perplasur dy automjete, nje tip mercedes benz dhe nje jeep.

Burime nga vendi i ngjarjes bejne me dije se kane mbetur te plagosur dy persona, drejtuesit e mjeteve respektiv.

Njeri automjet vinte nga ferma dhe drejtim te fierit dhe tjetri anasjelltas.

Dyshimet e para jane qe shkak i aksidentit mund te kete qene shpejtesia e madhe.

Demet materiale jane te konsiderueshme. Te dyja makinat kane dale nga rruga, njera ka perfunduar permbys.

Policia ne vendin e ngjarjes ndersa te plagosurit mesohet se jane derguar per te marre ndihmen mjeksore ne spitalin e Fierit.
Shtuar më 15/08/2019, ora 22:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori