Makinat përplasen kokë më kokë, dy tW plagosur në Fushë-Krujë
Dy makina janë përplasur ballazi me njëra-tjetrën në rrugën Fushë Krujë – Thumanë. Si pasojë, ato kanë përfunduar duke u përplasur edhe me bordurat anash rrugës.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë. Identiteti i tyre nuk bëhet i ditur, sikurse edhe shkaqet e aksidentit. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Dy të plagosurit janë transportuar menjëherë në spital, ku po marrin ndihmën mjekësore.
Shtuar më 18/03/2019, ora 11:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori