Makinat "fluturojnë" në Tiranë, bllokohen 15 patenta për 4 orë
Pëlqej
Policia e Rrugores ka pushtuar rrugët e Tiranës për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor.

Kontrollet e policisë janë kryer gjatë natës, ndërsa bllokimi i lejeve të drejtimit ka ardhur për shkak të shpejtësisë marramendëse me të cilat lëviznin mjetet.

Me Radar me Policinë RrugoreTiranës, për të parandaluar aksidentet rrugore.

Kontrolle të pandërprera në çdo ditë të javës /dhjetra Leje Drejtimi pezullohen/sensibilizim përditë e përsëri ka shumë drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë e alkoolin në timon.

Për rreth 4 orë / 15 Leje Drejtimi për shpejtësi nga 141 km/h deri në 189 km/h.

Qëllimi jonë nuk është pezullimi i Lejes së Drejtimit, as sasia e masave administrative, por vetëm e vetëm parandalimi i aksidenteve rrugore.

Për rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë është mobilizuar 24/24 h Policia Rrugore e Tiranes.

Reklamimi i shkeljeve të ndryshme të Kodit Rrugor ka një qëllim të vetëm: Sensibilizimin e drejtueseve të mjeteve dhe të këmbësoreve për zbatim të rregullave të qarkullimit rrugor, me qëllim që të shpëtojmë jetë.

Siguria e jetës në rrugë/primare për Policinë RrugoreTiranës. /albeu.com/

Shtuar më 22/04/2018, ora 09:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori