Makina shpërthen në ecje, i sapoliruari nga burgu humb këmbët (VIDEO)
Një automjet ka shpërthyer mbrëmjen e së premtes në qytetin e Fierit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Kryengrtija’ të këtij qyteti.
Sipas informacioneve të para të policisë i plagosur rëndë ka mbetur drejtuesi i makinës Armando Sulo, i cili ka humbur të dyja këmbët, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mjeti ka shpërthyer ndërkohë që ishte ne ecje.

Sipas bluve të Fierit, i plagosuri disa muaj më parë është kapur nga policia në Levan me armë zjarri pistoletë me mulli pa leje dhe kishte shumë pak dite që kishte dalë nga burgu
Ndërkohë informacioni paraprak i policisë thotë se makina është përfshirë nga flakët.

“Më datën 25.02.2017, ora 18:05, në lagjen “Kryengritja” Fier, në vendin e quajtur “Poçeria”, në ecje e sipër është përfshirë nga flakët mjeti tip BMV me targa AA 252 NM, që drejtohej nga shtetasi A.S, 34 vjeç, banues ne lagjen “Kastriot”, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.”

Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat si makina është përfshirë nga flakët. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes./Albeu.com/
Shtuar më 25/02/2017, ora 21:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori