Makina shpërthen në flakë në Tiranë, shpëton paq shoferja
Një makinë është përfshirë nga flakët në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:00, tek rrethrrotullimi i Saukut.

Sipas njoftimit policor, automjeti është djegur pjesërisht teksa shoferja A.A., ka shpëtuar pa lëndime.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë punën për sqarimin e rrethanave, ku paraprakisht dyshohet se është ngjarje aksidentale.

"Me datë 25.10.2020, rreth orës 20:00, tek rrethrrotullimi i Saukut, ka marrë flakë në lëvizje dhe është djegur pjesërisht mjeti me drejtuese shtetasen A.A., ku ka vetëm dëme materiale", thuhet në njoftimin e policisë. /albeu.com/
Shtuar më 25/10/2020, ora 21:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori