Makina shpërthen në flakë mës Tiranës
Një makinë ka shpërthyer në flakë gjatë ecjes pranë zonës së Muzeut Historik Kombëtar, në qendër të Tiranës.

Në videon e përcjellë nga gazetarët tanë shikohet makina në flakë në pjesën e përparme të motorit.

Edhe pse në këtë situatë, makinat e tjera vijojnë qarkullimin normal.

Nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, teksa nuk raportohet as për të lënduar në njerëz.

Ndërkohë, zjarrfikësja ende nuk ka mbërritur në vendin e ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak:

Më datë 29.12.2020, rreth orës 16:10, në rrugën “Dedë Gjo Luli”, mbrapa Muzeut Kombëtar, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtuese shtetasen K.V dhe pasagjer shtetasin E.G ., ku ka vetëm dëme materiale.

Në vendgjarje ndodhet zjarrëfiksja, e cila po punon për fikjen e zjarrit.

Vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/

Shtuar më 29/12/2020, ora 16:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori