Makina shkrumbohet në autostradë, mori flakë duke ecur
Në autostradën Vlorë-Fier, pranë Novoselës ka marrë flakë në ecje e sipër automjeti tip “Citroen” me targë AA 991 LF, në pronësi të shtetasit A.R.

Menjëherë është bërë e mundur ndërhyrja e zjarrfikëses dhe shuarja e flakëve të zjarrit ku për pasojë kemi vetëm dëme të pjesshmemjetit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet e mëtejshem pasi paraprakisht dyshohet se flakët janë shkaktuar aksidentalisht. /albeu.com/

Shtuar më 14/06/2017, ora 13:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori