Makina përplaset me murin, humb jetën 22-vjeçari nga Divjaka
Një aksident i rëndë ka ndodhur pas mesnatë në Divjakë, ku për pasojë ka humbur jetën një 22-vjeçar nga Divjaka.

Sipas policisë, mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 01:00 pas mesnate në fshatin Mertisht të Divjakës ku një automjet tip "Benz" që drejtohej nga 22-vjeçari">22-vjeçari Jovan Rrushi është përplasur pas një muri.

Dyshohet se përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar vdekjen e menjëherëshme të 22 vjeçarit.

Ndërkohë, policia po heton për zbardhjen e ngjarjes. /albeu.com/


Shtuar më 09/01/2017, ora 08:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori