Makina plot me drogë drejt Greqisë, kapet i mituri e shpëton trafikanti
Pëlqej
Policia e Sarandës ka kryer një aksion si nëpër filma në ndjekje të një makine plot me drogë.

Burime nga policia bëjnë me dije se automjeti tip BMW nuk i është bindur fillimisht urdhrit e më pas është arritur të ndalohet.

Policia ka vënë në pranga vetëm njërin nga trafikantët dhe ai është i mitur. Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Andi O, 16-vjec nga Tepelena ndërsa L.M, 32-vjec nga Tepelena është larguar me vrap.

Në makinë janë gjetur dhe sekuestruar rreth 6 kg marijuanë, te cilat kishin destinacion Greqinë. /albeu.com/


Shtuar më 13/03/2018, ora 15:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori