Makina plagos rëndë burrë e grua mbi motoçikletë
Në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në vendin e quajtur Gjadër ka ndodhur një aksident automobilistik. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se janë përplasur nga mjeti Pezho me targë AA680NF që drejtohej nga shtetasi E.M. me motoçikletën që drejtohej nga shtetasi V.V., 57 vjeç, banues në Grash-Lezhë.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i motoçikletës, shtetasi V.V., i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar për në Qendrën e Traumave në Tiranë, për ndihmen e nevojshme mjekësore.

Shtetasja T.V., 53 vjeçe, pasagjere në motoçikletë ndodhet në spitalin e Lezhës, nën kujdesin e mjekëve. Shtetasi E.M., që është drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në vendngjarje po vazhdon veprimet për përcaktimin e plotë të shkaqeve të aksidentit. /albeu.com/
Shtuar më 17/05/2016, ora 13:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori