Makina përplasi 45-vjeçarin, mjekët detyrohen t’i presin këmbën
Një aksident i rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Ballsh.

Një makinë përplasi një 45-vjeçar që po drejtonte një motoçikletë.

Jonuz Muçaj, mori plagë të rëndë në trup dhe u dërgua me urgjencë në spital.

Burime për mediat brenda spitalit thonë se si pasojë e përplasjes, mjekët janë detyruar t’i presin njërën këmbë 45-vjeçarit.
Shtuar më 07/12/2019, ora 23:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori