Makina përplaset me pemën, 3 të plagosur në Berat
Pëlqej
Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave është shënuar pasditen e sotme në qendër të qytetit të Beratit. Sipas policisë, nga përplasja e një Benzi me targa AA 749 GL janë plagosur shoferi Luan Selenica, 32-vjeç dhe 2 pasagjerët: Dervish Selenica,17 vjeç dhe Ilir Jera, 40 vjeç.

Mësohet se të plagosurit ndodhen në Spitalin e Beratit dhe janë jashtë rrezikut për jetën. /albeu.com/
Shtuar më 25/09/2014, ora 16:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori