Makina përplaset me murin e lokalit, plagosën burrë e grua
Pëlqej
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Broshkë.

Burrë e grua janë plagosur këtë mëngjes në një aksident automobilistik në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Broshkë.

Sipas policisë, një makinë ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin rrethues të një lokali, duke u përplasur burrë e grua të cilët fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

"Në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Broshkë, Elbasan, shtetasi K.H, 31 vjeç, banues në fshatin Bishqem, Peqin, duke drejtuar mjeti tip "Ford" , me targa AA 567 TU, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me murin e një lokali që ishte në anë të rrugës.

Si pasojë e këtij aksidentit janë aksidentuar shtetasit S.H., 33 vjeç banues në fshatin Bishqem, si dhe bashkëshortja e tij shtatasja F. H., 39 vjeçe, të cilët ndodhen në spitalin e Elbasanit, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”, sqaron policia. /albeu.com/
Shtuar më 21/06/2018, ora 08:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori