E FUNDIT/ Mbyllen pjesët e para, kryesojnë Laçi dhe Teuta (VIDEO)
Makina përplaset me kamionin, vdes në vend 30 vjeçari
Një aksident me vdekjen e një 30 vjecari ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure në aksin Fier-Patos.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Portëz”, ku është përplasur një automjet tip “Benz” dhe një kamion. Nga përplasja humbi jetën drejtuesit i “Benz-it”, shtetasi me inicialet K.B. ndërsa drejtuesi i kamionit u shoqërua në komisariat.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë

Sot rreth orës 06:20, në aksin rrugor Fier-Patos, në vendin e quajtur “Portëz”, shetasi K. B., 30 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me kamionin me drejtues shtetasin B. S., 52 vjeç, banues në Fier.

Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen drejtuesi i automjetit tip “Benzshtetasi K. B.

Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i kamionit, shtetasi B. S dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit
Shtuar më 27/01/2021, ora 08:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori