Makina përplas për vdekje një 25-vjeçar në Shijak
Pëlqej
Një 25-vjeçar ka humbur jetën në spitalin e Durrësit, ku kishte mbërritur me plagë të rënda, pasi ishte përplasur nga një automjet.

Burime nga policia e Durrësit bëjnë të ditur se 25-vjeçari Luan Ndoi u përplas pasditen e sotme në Shijak, nga një automjet, tip “Opel” me targa DR 1186F, që drejtohej nga një 19-vjeçar. 25-vjeçari Ndoi u dërgua menjëherë në spital me plagë të rënda, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetonte.

Ndërkohë policia vijon punën për të zbardhur rrethanat e aksidentit, ndërsa ka shoqëruar drejtuesin e makinës, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Shtuar më 03/08/2014, ora 21:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori